Në ditën e sotme filloi punën legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Shqipërisë me opozitën e përçarë dhe të ndarë

Kuvendi i Shqipërisë zgjatë edhe për tre muaj afatin e komisionit të posaçëm parlamentar për rastin“Dick Marty

Kuvendi i Shqipërisë zgjatë edhe për tre muaj afatin e komisionit të posaçëm parlamentar për rastin“Dick Marty. Në shkresën të cilën e disponon Top Chanel parashikohet që veprimtaria e komisionit të shtyhet deri më 26 maj. “Afati i veprimtarisë së komisionit të posaçëm “Për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues për gjetjet dhe konkluzionet, që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri për çështjet e raportit të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Dick Marty për bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë”, ngritur me vendimin e Kuvendit nr. 71/2020, zgjatet për një periudhë 3 mujore nga data e përfundimit të këtij afati’, thuhet në shkresë. Kujtojmë se mazhoranca e ngritit këtë komision të posaçëm me qëllim administrimin e të dhënave që çuan në hartimin e raportit që u depozitua në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës nga ana e Dick Marty. Komisioni i Posaçëm u miratua më datë 3 dhjetor në Kuvend me 85 vota pro, 12 kundra dhe 4 abstenimi. Në këtë raport, drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u akuzuan për krime kundër njerëzimit gjatë periudhës së luftës së Kosovës në territorin shqiptar.

Anëtari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty ka ngritur akuza se në territorin e Shqipërisë ka pasur veprimtari kriminale të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët gjenden në paraburgim të Hagës që prej datës 5 nëntor.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …