Njoftim publik për mbajtjen e mbledhjes së parë të rregullt të Komitetit për Politik dhe Financa në Rahovec për vitin 2020

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e parë e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit, do të mbahet me 21 janar 2020 (e Martë), duke filluar në ora 10:00. Kjo mbledhje sikurse edhe mbledhjet tjera është e hapur për publikun dhe mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit. Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal, Afrim Dina ka propozuar këtë rend dite:

– Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

– Shqyrtimi i Propozim vendimit për miratim të Buxhetit për vitin 2020,

– Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar për vitin 2019,

– Shqyrtimi i Propozimit për tejkalimin e të hyrave vetanake për vitin 2019,

– Shqyrtimi i implementimit të Planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm sipas planit të veprimit për vitin 2019,

– Raporti i punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2019,

– Plani i punës së Kryetarit të Komunës dhe qeverisë komunale për vitin 2020,

– Shqyrtimi i vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës komunale me pronën private,

– Shqyrtimi i Raportit të punës së Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe për vitin 2019,

Të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …