Ka filluar procesi mësimor në të gjitha shkollat e komunës së Skenderajt

Me rastin e fillimit të periudhës së dytë të vitit shkollor 2019-2020, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka vizituar Shkollën Fillore, të Mesme të Ulët “Ahmet Delia”, në Skenderaj, për t’iu uruar mësimdhënësve dhe nxënësve suksese në procesin e mësimdhënies e mësimnxënies. Me udhëheqësit e kësaj shkolle kryetari Jashari ka biseduar për procesin mësimor, kushtet infrastrukturore si dhe rreth mundësive për ndërtimin e sallës së sportit në këtë shkollë, për të cilën ai premtoi që do të angazhohet.

Urime nxënës e mësimdhënës! Tha me këtë rast kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …