KOMUNA E MALISHEVËS
Kuvendi i Komunës në Malishevë
Komisioni Vlerësues
Komisioni Vlerësues, i formuar sipas Vendimit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, nr.02/85, dt.19.03.2026, si dhe duke vepruar sipas dispozitave Ligjore të Ligjit, nr.06/L-092, për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, neni 19, Rregullores së Qeverisë së Republikës së Kosovës (QRK) nr.09/2020, për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, neni 21 par 1, Thirrjes Publike për shprehjen e Interesit sipas Vendimit të Kuvendit të Komunës, nr.02/121, dt.08.03.2024, Thirrja nr.01/765, dt.15.05.2026,
Komisioni Vlerësues me datë 02.06.2026, bënë PUBLIK
NJOFTIMIN PUBLIK
Komisoni duke vepruar në harmoni me Rregulloren e lartcekur dhe evidentimin e dokumentacionit, ka konstatuar se kemi pasur një (1) ofertë sipas thirrjes publike që mban numrin 01/765, dt.15.05.2026, dhe atë;
-Subjekti Juridik “Mazreku Farm” sh.pk me numër unik të biznesi, 812141539
ka ofruar ofertën për marrjen në shfrytëzim të parcelave publike me qëllim të ushtrimit të aktivitetit biznesorë për fermë, për parcelat si në vijim;
-
Parcela me numër të njësisë P-72310015-00249-0, sipas numrit të lëndës 304/24, Zona Kadastrale Guriq, me sipërfaqe prej 53036 m2, në vendin e quajtur “Boka “, e evidentuar si kullosë e klasës 6, pronë publike në emër të Komunës së Malishevës;
-
Parcela me numër të njësisë P-72310015-00246-0, me numër të lëndës 304/24, zona kadastrale Guriq, në sipërfaqe prej 59490 m2 në vendin e quajtur ” Boka ” e kualitetit jo- pjellores, pronë publike në emër të Komunës së Malishevës;
-
Parcelën me numër P-72310015-0242-0, me numër të lëndës 304/24, zona kadastrale Guriq, në sipërfaqe prej 15803 m2, në vendin e quajtur “Boka” e kualitetit kullosë e klasit 6, në emër të pronës publike të Komunës së Malishevës;
-
Parcela me numër të njësisë P-72310015-00186-0, me numër të lëndës 304/24, zona kadastrale Guriq, në sipërfaqe prej 1240 m2 në vendin e quajtur “Boka ” e kualitetit jo pjellor në pronësi publike të Komunës së Malishevës;
-
Parcella me numër të njësisë P-72310015-00185-0, me numër të lëndës 304/24, Zona Kadastrale Guriq, në sipërfaqe të përgjithshme prej 13924 m2, në vendin e quajtur ” Boka ” në pronësi publike në emër të Komunës së Malishevës.
Vlera e ofertës në emër të qiras për një (1) ha është 57 € Vlera investive 200.000.00 €
Koha e realizimit në tri (3) faza, sipas planit dinamik.
Bazuar në nenin 21 paragrafi 4, të Rregullores së Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. (09/2020) për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, shpalle ofertën e vetme sipas thirrjes publike me numër të përcaktuar si më lartë dhe ofertën e operatorit ekonomik:
-.Subjekti Juridik “Mazreku Farm ” sh.pk me numër unik të biznesi, 812141539
Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese, në Komisionin për Ankesa në kuadër të Komunës së Malishevës, i formuar sipas Vendimit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, komfor nenit 8 të Rregullores dhe atë brenda afatit prej 7 (shtatë) ditësh nga dita e publikimit të këtij njoftimi.
Njoftimi publikohet sot, me datë 02.06.2026.
Pas përfundimit të afatit për ankesa, ky Komision do të përgatisë raport me shkrim për punën e tij, i njëjti do të paraqitet për diskutim dhe votim në Kuvendin e Komunës së Malishevës, të njëjtit do t’i bashkëngjitet edhe kjo ofertë sipas thirrjes publike, pastaj mbetet në autoritetin dhe kompetencën e Kuvendit të Komunës së Malishevës, për procedurë të mëtejme, në lidhje me këtë çështje.
Komisioni vlerësues:
-
Muharrem Morina- Kryetari i Komisionit,
-
Halil Morina-anëtar,
-
Fitim Shala- anëtar,
-
Rifat Mazreku- anëtar,
-
Veton Telaku- anëtar
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
