Njohësit e fushës së sigurisë kanë vlerësuar se hapja e urës mbi Ibër pa konsultim me faktorin ndërkombëtar mund të sjell probleme

Njohësit e fushës së sigurisë kanë vlerësuar se hapja e urës mbi Ibër pa konsultim me faktorin ndërkombëtar, mund të sjell probleme. Profesori universitar, Fatmir Çollaku, ka thënë për Ekonomia Online se këmbëngulja e qeveritarëve për hapjen e Urës së Ibrit pa pëlqimin e aleatëve ndërkombëtar, është aventurë e rrezikshme. Ai ka shtuar më tutje se ndërmarrja e veprimeve për hapjen e kësaj ure, pa bashkëpunim me miq ndërkombëtar, mund ta kthej gjendjen 15 vite mbrapa, në kohën kur mbi urë kishte mjete te blinduara e tela me gjemba. Edhe njohësi tjetër i fushës së sigurisë, Nuredin Ibishi ka theksuar se për hapjen e urës mbi lumin Ibër duhet të ketë koordinim dhe bashkëpunim të qeverisë me faktorin ndërkombëtar dhe të mos merr vendime të njëanshme.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …