leoni

Nobelistja, Aung San Suu Kyi dënon “terroristët”, heshtë për eksodin dhe gjenocidin kundër muslimanëve në Mianmar

Nobelistja, Aung San Suu Kyi dënon “terroristët”, heshtë për eksodin dhe gjenocidin kundër muslimanëve në Mianmar

Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, kancelareja Aung San Suu Kyi, fajësoi ata që ajo i quan “terroristët” për “një mal keqinformimesh” mbi dhunën në shtetin Rakhine (Mianmar), por nuk përmendi fare rreth 140 mijë myslimanë rohingya, që ikën drejt Bangladeshit që nga 25 gushti, raporton “Zëri i Amerikës”. Udhëheqësja e vendit me shumicë budiste, u vu nën trysni nga vendet me popullsi myslimane, ndërsa të martën sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tërhoqi vërejtjen për rrezikun nga spastrimi etnik dhe destabilizimi i rajonit. Sekretari Guterres shfaqi shqetësimin se dhuna mund të çojë në një katastrofë humanitare.

Zonja Suu Kyi, foli në telefon me kryetarin  turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili u ka kërkuar udhëheqësve të botës të bëjnë më shumë për të ndihmuar popullsinë 1.1 milionëshe, që po përballet me gjenocid.

Në një deklaratë të postuar nga zyra e saj në rrjetin Suu Kyi tha se qeveria “tashmë ka filluar mbrojtjen e të gjithë qytetarëve në Rakhine në mënyrën më të mirë të mundshme” dhe tërhoqi vërejtjen kundër keqinformimit që mund të dëmtojë marrëdhëniet me vendet tjera.

Dhuna e fundit në shtetin Rakhine, filloi 12 ditë më parë kur kryengritësit Rohingya sulmuan një duzinë stacionesh policore dhe bazash ushtarake. Përleshjet që pasuan dhe një kundërsulm ushtarak, lanë pas vetes të paktën 400 të vrarë dhe shkaktuan një eksod të fshatarëve në Bangladesh.

Suu Kyi është akuzuar nga kritikët perëndimore që nuk ka ngritur zërin për pakicën që është ankuar për një kohë të gjatë për shkak të përndjekjeve dhe disa kanë bërë thirrje që t’i hiqet çmimi Nobel për paqe që ajo e kishte fituar në vitin 1991.

Mianmari thotë se forcat e sigurisë po zhvillojnë një fushatë të ligjshme kundër “terroristëve”, përgjegjës për një seri sulmesh që nga tetori i vitit të kaluar.

Zyrtarët e Mianmarit fajësojnë militantët Rohingya për djegien e shtëpive dhe vdekjen e civilëve. Por, vëzhguesit e të drejtave të njeriut dhe pjesëtarët e komunitetit Rohingya që po ikin në Bangladesh, thonë se ushtria e Mianmarit po i përzë ata një fushatë djegiesh e vrasjesh. Gazetarët e agjencisë Reuters, panë qindra banorë të sfilitur Rohingya që arritën në fshatin kufitar Shamlapur në Bangladesh.

Ikjet e reja të rohingyave, shumë prej tyre të sëmurë e të plagosur, kanë shterur burimet e agjencive të ndihmës që tashmë po ndihmojnë qindra mijëra refugjatë të ikur nga dhuna e mëhershme në Mianmar. Vlerësimet e fundit tregojnë se mbi 146 mijë myslimanë rohingya kanë ikur për shkak të dhunës. Kjo e çon në 233 mijë numrin e të ikurve që kërkuan strehim në Bangladesh që nga tetori i vitit të kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja Duda Bale, e ka paraqitur një rast prekës të një gruaje e cila është viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Deputetja, Duda Balje kritikon ashpër kryeministrin, Albin Kurti për deklaratat mbi Kodin Civil dhe komunitetin LBGT

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e ka trajtuar si deklaratë provokuese qëndrimin e …