Parlamenti i Kosovës mban seancë solemne në kujtim të Ilaz Kodrës dhe 315 dëshmorëve

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari gjeneral Sami Lushtaku, së bashku me drejtorët komunalë, si dhe familja e Ilaz Kodrës, kanë marrë pjesë si të ftuar në seancën e sotme solemne të Parlamentit të Kosovës, për nder të rënies heroike të komandantit Ilaz Kodra dhe të 315 dëshmorëve e martirëve tjerë, të rënë me 30 prill 1999 në fshatra të Drenicës. Me këtë rast janë mbajtur fjalimet zyrtare nga udhëheqësit e shtetit të Kosovës dhe deputetët që janë paraqitur në emër të partive parlamentare, të cilët e kanë lartësuar sakrificën e Ilaz Kodrës, gjaku i të cilit, por edhe i dëshmorëve e martirëve tjerë, sollën lirinë e më vonë edhe pavarësinë e vendit.

May be an image of 9 people and crowd

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …