Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore, z. Arton Berisha, nënshkroi të enjtën tre memorandume bashkëpunimi me shkollat profesionale të kryeqytetit për të mundësuar zhvillimin e praktikës profesionale për nxënësit e këtyre shkollave.
Ky bashkëpunim u formalizua në një ceremoni zyrtare, ku morën pjesë edhe Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës dhe Drejtoresha për Arsim, znj. Jehona Lushaku, e cila falenderoj NPB-në për kontributin e dhënë për përgatitjen e shkollave me qëllim të implementimit të mësimit tërë ditor, dhe punën e vazhdushme që po e bënë NPB-ja në mirëmbajtjen e institucioneve arsimore.

Pas kontributit të NPB-së në renovimin dhe mirëmbajtjen e shkollave të kryeqytetit, ky memorandum paraqet një hap tjetër për të mbështetur zhvillimin profesional të të rinjve. Në bazë të këtij bashkëpunimi, nxënësit do të kenë mundësinë të zbatojnë njohuritë teorike në praktikë pranë NPB, duke përfshirë Projektimin e punimeve, Prodhimin e materialeve, Implementimin e projekteve në terren dhe Mbikëqyrjen e punimeve ndërtimore.
Këto përvoja praktike janë të një rëndësie të madhe për të pajisur nxënësit me njohuri dhe aftësi që do t’i ndihmojnë ata të jenë asete të çmuara për tregun e punës në të ardhmen.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
