Poligoni sportiv në Shkollën “Ahmet Delia” – Hapësirë e re për sport dhe rekreacion

Me përkushtim për krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit, është duke u ndërtuar poligoni sportiv në oborrin e Shkollës “Ahmet Delia” në Skënderaj. Kjo hapësirë e re rekreative dhe sportive synon të ofrojë mundësi të shumta për zhvillimin fizik, argëtimin dhe shëndetin e nxënësve.

Për të parë nga afër punën në këtë projekt, në terren ka dalë nënkryetari i komunës, Gjenerali Sami Lushtaku bashkë me drejtorin e Urbanzimit dhe Mbrojtjes së Ambientit, Driton Mulaj. Ky projekt është pjesë e angazhimit komunal për të investuar në edukimin dhe mirëqenien e brezave të rinj, duke qenë shembull i përkushtimit ndaj arsimit dhe mirëqenies së fëmijëve.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …