Nuredin Ibishi

Nuredin Ibishi: Eskalimi i situatës në veri është qëllimi i Serbisë që të futën në lojë edhe ndërkombëtaret

Tash pesë ditë Policia e Kosovës po qëndron në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinjë për të parandaluar incidentet nga protestuesit serbë. Eskalimi i mundshëm i situatës atje, nuk po përjashtohet nga eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, i cili thotë se provokimet e ekstremistëve serbë mund të përshkallëzohen. Ibishi, thotë se krejt kjo është një taktikë e Serbisë që të fus në lojë bashkësinë ndërkombëtare, në mënyrë që kjo e fundit të kërkojë nga Kosova heqjen e reciprocitetit në targa. Ai shprehet i bindur se protesta në veri të vendit do të vazhdojë, gjë që sipas tij, do të jetë ngarkesë shtesë për Policinë e Kosovës. Ndërkohë që thotë se kjo e fundit ka kapacitete dhe potencial për të mbajtur rendin dhe qetësinë, teksa shton se janë protestuesit serbë që duhet të lirojnë rrugën. Ai apelon Policinë e Kosovës që të përmbahet nga provokimet e ekstremistëve serbë që kanë bllokuar rrugën e që po këndojnë këngë nacionaliste.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …