Nuredin Ibishi

Nuredin Ibishi: Kërkesa për bazë ushtarake amerikane, në Kosovë është e konsumuar

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, vlerëson se kërkesa e autoriteteve të Kosovës për një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë, është vështirë të realizohet tash për tash. Kjo për faktin se, sipas tij, Komanda Evropiane e Operacioneve Speciale të Ushtrisë Amerikane, e njohur me akronimin SOCEUR, në janar të këtij viti ka vendosur për themelimin e një bazë ushtarake në Shqipëri, për të rritur efikasitetin e pranisë së saj.  Shtabi i Forcave Operacionale Speciale të SHBA-së në Shqipëri, siç thotë Ibishi, do të jetë një bazë logjistike për koordinimin e veprimit të të gjitha njësive tokësore, ajrore dhe detare, për ndërhyrje të shpejtë në rajon. “Mendoj se vendosja në Shqipëri, e njësive speciale, si bazë logjistike për veprim dhe komponentëve tjerë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe të NATO-s, e konsumon këtë kërkesën tonë, për arsye se ka përfshirje rajonale. Nuk është vetëm për Shqipërinë, por është për të gjithë rajonin”, thotë Ibishi. Vendimi i Komandës Evropiane për Operacionet Speciale të Ushtrisë Amerikane për ngritjen e shtabit pararojë të dislokuar në Shqipëri, kishte pasuar tensionimin e raporteve ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë rreth kërcënimeve ruse në Ukrainë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Qeveria Kurti më ka shantazhuar e kërcënuar

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka akuzuar hapur qeverinë në detyrë …