Brickos

OAK takon Bordin e KPMM-së

Ligji për Miniera dhe Minerale, garancionet e dyfishta si dhe nevoja për bashkëpunim të ndërsjellët ndërmjet KPMM-së dhe Agjencisë së Pyjeve të Kosovës (APK), ishin disa ndër temat e diskutimit në takimin e realizuar ndërmjet përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale. Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, uroi për krijimin e bordit të KPMM-së, duke shtuar që së bashku mund të arrijnë në krijimin e lehtësirave për bizneset e sektorit të cilin ata udhëheqin.

Krasniqi theksoi që falë lobimit të vazhdueshëm të OAK-së është ndryshuar Udhëzimi Administrativ Nr. 10/2010, mirëpo që sektori minerar të frymoj lirshëm duhet të bëhen edhe disa ndryshime tjera siç është Ligji për Miniera dhe Minerale, largimi i dy garancioneve për të njejtën hapësirë shfrytëzuese, një në KPMM dhe tjetra në APK si dhe taska prej 0.20€ për m². Ndërsa, Idriz Zejnullahu nga biznesi anëtarë në OAK “Guri” SH.P.K. theksoi që bashkëpunimi ndërmjet KPMM-së dhe Odës së Afarizmit të Kosovës është mëse i nevojshëm, sepse deri më tani OAK ka qenë zëri kryesor i një sektori shumë të rëndësishëm për ekonominë vendore si dhe tejet potencial për zhvillim.

Ndërsa, Selvete Grajqevci – Pllana, Kryesuese e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale falënderoi odën për vizitën, duke shtuar që janë të hapur për të bashkëpunuar në të gjitha çështjet që janë në favor të lehtësimit të ushtrimit të veprimtarisë për bizneset vendore si dhe ndikojnë që të tërheqen investitorët potencial. OAK në këtë takim u përfaqësua nga: Skënder Krasniqi – Kryetar i Bordit, Idriz Zejnullahu “Guri” SH.P.K., Qëndresa Ibrahimi – Koordinatore dhe Mirjeta Shala –Udhëheqëse e Ekipit; Ndërsa, KPMM u përfaqësua nga: Selvete Grajqevci Pllana – Udhëheqëse e Bordit dhe anëtarët e bordit Jahir Gashi, Gani Maliqi dhe Gani Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …