leoni

B. Obama: Historia do ta mbajë në mend sulmin në Kongres si një “një moment të çnderimit e turpit të madh për kombin”

Obama nuk do të kërkojë falje për shpërthimin e bombave bërthamore në Hiroshimë dhe Nagasaki

Kryetari i Amerikës, Barack Obama ka deklaruar për televizionin japonez NHK, se gjatë vizitës në Hiroshima nuk do të kërkojë falje për shpërthimin e bombës bërthamore në fund të Luftës së Dyrë Botërore. Në pyetjen se nëse planifikon që të kërkojë falje për bombën bërthamore të cilën SHBA e hodhi në fund të Luftës, Obama nuk kërkon falje për shkak se mendon që  është e rëndësishme që të kuptohet se liderët gjatë luftës marrin çdo lloj vendimesh. “Detyra e historianit është të shtrojë pyetje dhe t’i hulumtojë ato, por unë, si njeri që ushtroi këtë funksion tash shtatë vjet e gjysmë, e di se çdo shtetar merr vendime shumë të vështira, sidomos gjatë kohës së luftës”, ka thënë Obama. Barack Obama do të jetë kryetari i parë amerikan që do ta vizitojë Hiroshimën në të cilën më 6 gusht 1945 është hedhur bomba e parë bërthamore me ç’rast u vranë rreth 140.000 veta. Tri ditë më vonë, SHBA-ja ka hedhur bombën bërthamore edhe në qytetin japonez Nagasaki, me ç’rast vranë 74.000 veta.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Policia nuk është shtab zgjedhor – Pokuroria, MPB dhe KSHZ ta hetojnë Izetin

Dje, para syve të gjithë opinionit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, …