Adem Shaban Jashari (28.11.1955 - 7.3.1998)

Shtatorja e Legjendarit, Adem Jashari edhe në qytetin e Dragashit

Vendimi për të ngritur një shtatore të ish-komandantit të UÇK-së, Adem Jashari në sheshin kryesor të qytetit të Dragashit, është pranuar. Dje është vënë themeli i kësaj shtatoreje që do të përurohet në Ditën e Çlirimit të Dragashit, më 15 qershor. Sipas kryetarit të OVL – UÇK-së, Qerkin Krasniqi, deri më tani gjithçka po shkon sipas dinamikës së paraparë dhe se po presin që ky përvjetor i çlirimit të Dragashit. “Përvjetori i sivjetmë i çlirimit, do të jetë shumë madhështor dhe do të mbahet në mendje shumë gjatë, pasi më në fund e kemi në gjirin tonë edhe shtatoren e Komandantit legjendar, që iu mungon shumë qyteteve, edhe më të mëdha se Dragashi”, tha Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …