OBSH paralajmëron se vaksinat nuk do të jenë të mjaftueshme për të frenuar pandeminë e Covid-19

Sipas OBSH-së Evropa po përballet me rritjen e rasteve të reja, por edhe me rastet me variantin e ri

Dega për Evropë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të enjten se duhet të bëhet më shumë, pas situatës “alarmante”, për shkak të përhapjes së variantit të ri, të zbuluar së fundmi, të koronavirusit. Duke folur në një konferencë për media, drejtori për Evropë i OBSH-së, Hans Kluge, tha se situata aktuale “pikë kthese e pandemisë”, teksa Evropa po përballet edhe me rritjen e rasteve të reja, por edhe me rastet me variantin e ri të COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. “Kjo është situatë alarmante, që do të thotë se për një periudhë të shkurtër kohore ne duhet të bëjmë më shumë dhe duhet të intensifikojmë masat shëndetësore publike dhe ato sociale, që të sigurohemi që të rrafshojmë kurbën në disa shtete”, tha Kluge, duke iu referuar variantit të ri të virusit, që fillimisht u identifikua nga Mbretërinë e Bashkuar.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …