Sami Lushtaku preferon që PDK-ja të shkojë me Nismën Socialdemokrate në koalicion parazgjedhor

Sami Lushtaku preferon që PDK-ja të shkojë me Nismën Socialdemokrate në koalicion parazgjedhor

Sami Lushtaku ka thënë se është një nga ithtarët e vetëm që PDK-ja të shkojë me Nismën në koalicion. Ish-kryetari i Skenderajt ka thënë se do të donte që të Nisma e Limajt të shkrihet në PDK. “Unë jam i vetmi në parti që e kam dëshirën që Limaj të jetë pjesë e PDK-së. Jam deri në skaj në idenë që PDK-ja të shkojë me Nismën në koalicion. Fatmirin e kam shok dhe e respektoj shumë. Kërkesa ime ishte që të mos ketë Nismë fare, që Limaj të vijë në PDK, por nuk e di nëse do të realizohet. Kam pasur kontakte dhe do kem përsëri me Limajn për këtë temë”, ka thënë Lushtaku. Ai ka konfirmuar se në këto zgjedhje nuk do të jetë kandidat për deputet nga PDK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …