OAK

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga Kuvendi fuqizimin e ligjeve për zhvillim ekonomik dhe kushteve të bërit biznes

Fuqizimi i ligjeve, Gjykata Komerciale, Ligji për Investime Strategjike dhe oferta më e favorshme për të bërit biznes në vend është më se e domosdoshme për bizneset në rritjen ekonomike dhe mirëqenien sociale në vend. Këto ishin kërkesat e kryetarit të Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, gjatë takimit me Komisionin Parlamentar për Ekonomi Industri. Ai tha se bashkëpunimi në mes të Odës së Afarizmit të Kosovës dhe Komisionit parlamentar është mjaft i nevojshëm dhe mund të jetë i frytshëm në përmirësimin e ligjeve, kushteve dhe krijimin e mundësive të të bërit biznes që aq shumë i nevojitet Kosovës. Kreu i OAK-ut tha po ashtu se duke marrë parasysh gjendjen e rëndë në të cilën janë bizneset edhe si rezultat i pandemisë, por edhe si rezultat i mungesës së ndryshimit të ligjeve dhe harmonizimit të tyre, duhet krijohen ligje sa më efikase për zhvillimin ekonomik. Ai ngriti edhe shqetësimin e tij se shumë investitorë potencialë të huaj me kapital me miliarda euro nuk ia kanë arrit të investojnë në Kosovës si pasojë e ligjeve jo efikase. Kryetari i Komisionit, Ferat Shala deklaroi se në kuadër të këtij aktiviteti kanë interes institucional që të jenë më afër komunitetit të biznesit më drejtpërdrejt për komunikim, bashkëpunim dhe në shkëmbim të ideve dhe punëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …