Oda Ekonomike e Kosovës i shpalos disa propozime për mbështetjen e puntorëve të sektorit privat në vend

OEK akuzon ZRRE-në për interpretime të njëanshme të aktgjykimit të Supremes për tregun e energjisë

Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj njoftimit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për zbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, duke vlerësuar se ky institucion po vazhdon me interpretime të njëanshme dhe të gabuara të vendimit gjyqësor, si dhe me keqpërdorim të nenit 37, paragrafi 3 të Ligjit për Energjinë Elektrike. Sipas OEK-ut, aktgjykimi i Gjykatës Supreme lidhur me liberalizimin e tregut të energjisë nuk mund të lexohet në mënyrë selektive, pasi një qasje e tillë cenon drejtpërdrejt frymën e vendimit, parimet e sundimit të ligjit dhe sigurinë juridike për bizneset. OEK thekson se Gjykata Supreme, në arsyetimin e saj, ka konstatuar se kriteret e nxjerra nga ZRRE mbi bazën e nenit 37 paragrafi 3 janë të paligjshme, të tejkaluara në kompetencë dhe kanë prodhuar pasoja të drejtpërdrejta ekonomike për bizneset, pa bazë të qëndrueshme ligjore. Vendimet e Gjykatës Supreme nuk janë çështje interpretimi institucional, por akte detyruese që duhet të zbatohen në tërësi dhe në frymën e tyre. Çdo lexim selektiv krijon pasiguri juridike dhe dëmton klimën e biznesit, thuhet në reagimin e OEK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj ka bërë thirrje për më shumë dashuri, përkrahje dhe trajtim të barabartë për personat me Sindromën Down

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Sindromës Down, lideri i Aleancës për Ardhmërinë …