OEK dhe OEAK kërkojnë nga gjykata të trajtojë me prioritet paditë e kompanive të naftës lidhur me vendimin e AKK-së

OEK dhe OEAK kërkojnë nga gjykata t’i trajtojë me prioritet paditë e kompanive të naftës lidhur me vendimin e AKK-së

OEK dhe OEAK, kanë kërkuar nga gjykatat kompetente që të trajtojnë me prioritet paditë e kompanive të naftës lidhur me vendimin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. Sipas OEK dhe OEAK, koha në të cilën është nxjerrë një vendim i tillë është relativisht e papërshtatshme për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, përfshirë këtu edhe pezullimin e punës së gjykatave dhe vonesën e mundshme në trajtimin e padive të ndërmarrjeve të prekura, gjë që cenon të drejtën universale të palëve për gjykim të shpejtë. Në rrethana kur vetë AKK-ja konkludon se ndërmarrjet e hetuara nuk kanë abuzuar me pozitën dominuese në treg, as në formë individuale e as kolektive, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane thërrasin për përmbajtje për sa i përket pretendimeve që janë objekt i vendimit të Autoritetit të Konkurrencës, për shkak të shmangies së dëmeve të mëtejme mbi ndërmarrjet për aq kohë sa gjykatat e Republikës së Kosovës nuk do të nxjerrin aktvendime të plotfuqishme.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …