Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka mbajtur konferencën e përbashkët për mediat me Kryeministrin Edi Rama, në përfundim të takimit dypalësh të zhvilluar dje në Berlin. Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës dhe familjes europiane. Prandaj gëzohem që Rama ra dakord për të zhvilluar më 16 tetor Samitin e Procesit të Berlinit, për herë të parë prej 10 vitesh në një shtet të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria priu me shembull të mirë dhe në janar ishte vendi i parë që i ratifikoi marrëveshjet e firmosura në nëntor”, shtoi Scholz. Kancelari tha se integrimi i shpejtë i të gjashtë shteteve të rajonit në union ka rëndësi strategjike për qeverinë e tij. “Ne dëshirojmë t’i mirëpresim sa më shpejt të jetë e mundur si anëtarë. Thelbi i negociatave mbetet forcimi i sundimit të ligjit. Prandaj është mirë që anëtarë të bandave kriminale dhe zyrtarë të lartë janë paditur dhe dënuar”. Kancelari gjerman Olaf Scholz u shpreh se samiti i “Procesit të Berlinit” do të zhvillohet më 16 Tetor në Tiranë.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet
Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
