Operacionet Speciale të FSK-së kanë zhvilluar ushtrimin fushor, “Mburoja e trimërisë 2024”

Operacionet Speciale të FSK-së kanë zhvilluar ushtrimin fushor, “Mburoja e trimërisë 2024”

Operacionet Speciale të FSK-së  kanë zhvilluar ushtrimin fushor, “Mburoja e trimërisë 2024”. Në këtë ushtrim morën pjesë edhe Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës, Rexhimenti i Operacioneve Speciale  të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, njësi të tjera mbështetëse të FSK-së nga Inteligjenca, Komunikimi, Regjimenti i Parë i Këmbësorisë, dhe Ekipet Mjekësore, “Mburoja e trimërisë 2024” është mbështetur edhe nga Komanda e Operacioneve Speciale për Evropë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Krahas validitetit të grupeve të Operacioneve Speciale operacioni “Mburoja e trimërisë 2024” ka qenë edhe shkëmbimi i përvojave me organizatat ushtarake dhe policore që përballën me kërcënime komplekse të sigurisë në mjedise të përbashkëta operacionale”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …