Qeveria izraelite u pajtua të rifillojë bisedimet më 15 gusht, me qëllim shpalljen e armëpushimit në Rripin e Gazës e lirimin e pengjeve

Qeveria izraelite ra dakord dje të rifillojë bisedimet më 15 gusht, me qëllim shpalljen e armëpushimit në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve të mbetura në duart e Hamasit. Ky vendim i Izraelit vjen pas ndërhyrjes nga Amerika, Egjipti dhe Katari, të cilat paralajmëruan dy palët në luftë se “nuk ka kohë për të humbur dhe as justifikim” për vonesa të mëtejshme. Luftimet e ashpra vazhdojnë në enklavën palestineze, dhe pasi të paktën 18 njerëz u vranë dje në bombardimet izraelite të dy shkollave, dhe në sfondin e shqetësimeve për një përshkallëzim situate në Lindjen e Mesme. Pas ofertës së Amerikës dhe ndërmjetësuesve, Izraeli do të dërgojë një delegacion negociatorësh më 15 gusht në një vend që do të përcaktohet në mënyrë që të finalizohen detajet dhe të zbatohet marrëveshja kuadër”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga kryeministri izraelit. Doha ka qenë në krye të negociatave prej muajsh, me mbështetjen e Kajros dhe Uashingtonit, për të përfunduar një marrëveshje armëpushimi, shoqëruar me lirimin e pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës në këmbim të lirimit të palestinezëve të mbajtur në Izrael.

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …