Viola Von-Cramon: Qeveria e re duhet t’i bindë vendet skeptike të Bashkimit Evropian për liberalizim të vizave

Opozita: Çdo udhërrëfyes i BE-së,me kritere shtesë është diskriminues, janë standarde të dyfishta për Kosovën

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Mërgim Lushtaku ka thënë se mos heqja e vizave është për keqardhje sepse Kosova është Evropë dhe synimi i saj është anëtarësimi në BE. Ai saktësoi se Kosova nuk ka  më përgjegjësi sa i përket liberalizimit të vizave sepse e ka përfunduar këtë obligim në vitin 2015. “Sigurisht BE-ja ka treguar një hipokrizi në këtë drejtim sepse kushtet për liberalizim të vizave i kemi plotësuar qysh moti dhe në këtë drejtim Evropa apo shtet anëtarë që janë përcaktuese në pjesën e liberalizimit të vizave në një anë na tregojnë diçka tjetër në tavolinë në anën tjetër në vendimmarrje po tregojnë diçka tjetër. Dhe kjo është për keqardhje sepse Kosova është Evropë dhe Kosova e do BE dhe synimi i saj ka qenë në anëtarësim të BE”. Edhe deputeti i LDK-së  Armend Zemaj tha se institucionet duhet të kundërshtojnë një udhërrëfyes të tillë i cili është i padrejtë ndaj qytetarëve. Zemaj shtoi se duhet punë e përkushtim i Qeverisë në mënyrë që të përshpejtohet ky proces.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …