Orazio Vasta: Në Çinisi të Sicilisë, më 9 maj të vitit 1978, mafia vrau gazetarin e ri, Gjuzepe Papino Impastato

Më 9 maj të vitit 1978, në Itali, ndodhi njëra ndër ngjarjet më dramatike në historinë e saj republikane. Trupi i Aldo Moros, personazhi qendror i politikës italiane në atë ekpokë, si president, u gjet i vrarë në rrugën Kaetani në Romë, i vrarë nga “Brigadat e Kuqe”, pas 55 ditë rrëmbimi. Në krye të këtij lajmi aq të tmerrshëm, një ngjarje tjetër mbeti në radhë të dytë. Pak përmendet vdekja e të riut tridhjetë vjeçar, mbetjet e mjera të të cilit u gjeten në natën mes 8 dhe 9 majit të atij vitit, i bërë copa nga tritoli në binarët e rrugës hekurudhore, Palermo- Trapani. Ky i ri ishte Gjuzepe Pepino Imastato i lindur më 5 janar të vitit 1948 në Çinisi të Sicilisë, një figurë “ e mallkuar” në panoramën politike në vitet e angazhimit në ballë të luftës kundër abuzimeve dhe spekulimeve të shtypit mafioz, që s’ kishte fare kujdes për jetën në vendin e vet. Në atë kohë, indinjata e thellë u orientua në atentatin terroristik… Vetëm me angazhimin e fortë të vëllait të tij, Gjovanit, nënës, Felicia dhe kolegëve të Radios Aut, në Qendrën Siciliane të Dokumentimit arriti ngadalë dhe shumë vjet më vonë e vërteta për vrasjen e tij. Pepino qe vrarë nga Mafia sepse ajo asnjëherë nuk i toleroi sulmet e këtij të riu në organizime ( të cilat veçanërisht gjatë atyre viteve zbardhen trafiqet në të vërtetë të përshtatura me një realitet, që kalonte heshtas në Sicili dhe që në shumicë kishte modelin ekonomik në mënyrë tipike rurale) dhe që është e mundshme që merrej si i papranueshëm që Pepino zgjedhej në Këshillin Komunal të Çinisit në zgjedhjet administrative ( më 14 maj Pepino mori 264 vota të preferueshme dhe në Çinisi, Demokracia Proletare ku ai ishte i pranishëm, fitoi 6 për qind të votave…. Orazio Vasta, korrespondent nga Sicilia i Radios-Kosova e lirë

Kontrolloni gjithashtu

Demostratat e vitit 1981

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – II

 -10- Konfidenciale E. Montgomery  Ambasada britanike Departamenti Sovjetik dhe i Evropës Lindore                                                         Beograd Zyra e …