Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të bëhen më shumë testime për COVID-19 në shkolla

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të bëhen më shumë testime për COVID-19 në shkolla

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje të premten (2 korrik) që të kryhen testime për COVID-19 në shkolla në mënyrë që të shmanget mësimi në distancë. Testimet, sipas OBSH-së, duhet të bëhen edhe kur nuk zbulohen raste të të infektuarve me koronavirusin e ri. Organizata i quajti “të dëmshme” efektet e mësimit në distancë. Më parë, testimet në shkolla ishin rekomanduar vetëm nëse ishin zbuluar disa raste të të infektuarve me koronavirus. Por, OBSH-ja tash beson se testimi duhet të bëhet edhe nëse nxënësit dhe stafi arsimor, nuk kanë simptoma të sëmundjes. “Muajt e verës u ofrojnë qeverive një mundësi për të marrë një sërë masash që do të ndihmojnë në uljen e niveleve të të infektuarve dhe shmangjen e mbylljes së shkollave”, tha Hans Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së për Evropën. Ai shtoi se mbyllja e shkollave “ka një efekt të dëmshëm në arsimimin, mirëqenien sociale dhe mendore të fëmijëve dhe të rinjve”. “Ne nuk mund të lejojmë që pandemia të grabisë arsimimin dhe zhvillimin e fëmijëve”, theksoi Kluge.

Kontrolloni gjithashtu

Izet Mexhiti: Ligji për partitë politike nuk e lejon Vetëvendosjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të veprojë në Maqedoni

BDI: Izet Mexhiti në një vijë me Siljanovskën dhe VMRO-në, i kërcënohet Ali Ahmetit

Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, janë bërënë një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-së. Madje, …