Organizata Help – Hilfe zur Selbsthilfe dhe komuna e Deçanit ndajnë pajisjet e rrobaqepësisë përfituesve

Në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në Rajonin e Ballkanit Perëndimorë 2017-2018”, komuna e Deçanit në bashkëpunim më organizatën HELP kanë nda 33 grande për mikrobizneset e Deçanit. Kryetari i komunës  së Deçanit Bashkim Ramosaj, i është falënderuar organizatës ,,HELP’’ për ndarjen e këtyre grandeve dhe bashkëpunimin mes Institucionit komunal dhe organizatës në fjalë. Ish drejtori i Drejtorisë Komunale për Zhvillim Ekonomik Betim Mataj, bashkë më përfaqësues të organizatës ,,Help,, gjatë ditës kanë bërë ndarjen e pajisjeve të rrobaqepësisë përfitueseve të këtyre grandeve. Sipas Mataj  ky është vetëm një fillimi i mbarë mes komunës së Deçanit dhe organizatës ,,HELP”.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …