leoni

Është mbajt seanca e VIII-të e rregullt e asamblesë komunale në Deçan

E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale në Deçan Haki Shehaj, është mbajt seanca e VIII-të e rregullt e Asamblesë Komunale. Kjo seancë është nisur më një minutë nderim për veprimtarin Adem Demaçi i cili është nda nga jeta. Më pas seanca ka vazhduar më këtë rend pune: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave 2018-2022, Shqyrtimi i raportit  të shpenzimeve për periudhën Janar-Qershor të vitit 2018, Shqyrtimi i Rekomandimit  të Komisionit për emërimin e rrugëve dhe marrja e vendimit për emërim të rrugëve dhe riemërim të SHFMU në fshatin Irzniq, Shqyrtimi i Propozimit të Kryetarit dhe marrja e Vendimit për shpalljen e zonave me interes për Komunën e Deçanit, Marrja e Vendimit për pushim vjetorë të anëtarëve të Kuvendit, Të ndryshme. Të pranishëm në ketë seancë ishin i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ekzekutivi komunal, përfaqësues të OSBE-së, shoqërisë civile dhe media. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar pika e dytë e rendit të ditës lidhur me Planin Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave 2018-2022, i cili planë ju ka nënshtruar të gjitha proceduarve ka mare edhe miratimin e  deputetëve për tu jetësua në të mirë të qytetoreve të komunës së Deçanit. Seanca ka vazhduar me pikën e rendit të ditës ku është diskutuar raporti  i shpenzimeve për periudhën Janar-Qershor të vitit 2018. Për këtë pikë të rendit të ditës janë dhënë edhe vërejtjet e sugjerimet për shpenzimin e buxhetit komunal nga deputet të subjekteve politike pozitë dhe opozitë, ndërsa sqarimet janë dhënë nga drejtori tashmë i emëruar në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa Agron Demukaj. Është vazhduar më pikën e 4-të të rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin dhe Rekomandimin e Komisionit për emërimin e rrugëve dhe marrja e vendimit për emërim të rrugëve dhe riemërim të SHFMU në fshatin Irzniq, ku janë miratuar dy kërkesa në bazë të rekomandimeve nga komisioni i rrugëve ndërsa kërkesa  e SHFMU,,Avni Rrustemi,, në Irzniq për zëvendësimin e emrit nga Avni Rrustemi   më emrin e Dëshmorit  Maxhun(Malë )Çekaj  do ti nënshtrohet proceduarave të mëtutjeshme nga DKA. Në pikën e radhës të rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin e Propozimit të Kryetarit dhe marrja e Vendimit për shpalljen e zonave me interes për Komunën e Deçanit, te vendi i quajtur Suka, Zona kadastrale Baballoq me ngastrat  nr.638-1 ,nr.638-2 ,nr.638-3,nr.638-4,nr.638-5, para se të votohej kjo pik e rendit të ditës sipas propozimit të kryetarit Ramosaj, nga deputeti i AAK-së Florim Mataj si zonë më interes për komunë e Deçanit të futet edhe lokacioni i pompës së Benzinës ,,INA,, në qendër të qytetit. Pas këtij propozimi edhe kjo pik e rendit të ditës është miratuar nga deputetet më shumicë votash. Në të ndryshëm janë diskutuar dy kërkesa, njëra për rrethojat e varrezave të dy lagjeve  Gjikojaj dhe Dobrunaj në Deçan ,për ndarje te mjeteve për rrethoja te varrezave , kërkesa e dytë për subvencionimin e Klubit të Hendbollit të femrave të Deçanit të cilat tashmë janë në superligë .Këto dy kërkesa mbeten në shihet mënyra e ndarjes së mjeteve në të ardhmen. Seanca e radhës e Asamblesë Komunale mbahet në muajin Shtatorë mbase muaji Gushtë është pushim për të gjithë deputetët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj ka takuar z. Dukagjin Povataj, në ditën e tij të pensionimit

Kryetari i komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj ka takuar z. Dukagjin Povataj, në ditën …