Kryeministri Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e betimit të drejtoreshës së re të USAID-it, Lisa Magno

Kryeministri Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e betimit të drejtoreshës së re të USAID-it, në Kosovë Lisa Magno

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e betimit të drejtoreshës së re të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, ceremoni kjo që për herë të parë që po mbahet në Kosovë. Kryeministri Haradinaj tha se është kënaqësi të mirëpres për herë të dytë një mike të respektuar të Kosovës, por tani në një mision shumë të rëndësishëm në cilësinë e drejtoreshës së USAID-it. “Për popullin e Kosovës dhe institucionet e saj, emri i USAID-it do të thotë shumë. Populli amerikan ishte me popullin e Kosovës që nga fillimi i përpjekjeve tona për ndërtimin e shtetit dhe sot po festojmë vazhdimin e këtij bashkëpunimi dhe partneriteti miqësor”, tha kryeministri Haradinaj. Më tej, ai tha se partneriteti me SHBA-në do të vazhdoj në të gjitha nivelet, duke i falënderuar në emër të popullit për miqësinë e përhershme mes dy popujve. “Populli amerikan përmes USAID-it ka lënë gjurmë në të gjitha aspektet e zhvillimit dhe krijimit të shtetit të Kosovës, duke filluar nga institucionet kryesore të ekzekutivit, sundimit të ligjit dhe demokracisë, duke vazhduar me rritjen ekonomike dhe përfshirjen sociale”, tha kryeministri Haradinaj. Duke e falënderuar Misionin e USAID-it, për kontributin e dhënë në shtetndërtimin e Kosovës, ai tha se presin vazhdimin e bashkëpunimit të frytshëm me udhëheqësen e re të këtij misioni, në agjendën e reformave, zhvillimin ekonomik dhe në mënyrë të veçantë në sektorin e Sundimit të Ligjit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …