Në kuadër të manifestimit tradicional kulturor e përkujtimor “Flaka e Janarit” Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Rahovecit me synim të nxitjes së krijimtarisë artistike shpall Konkurs për
ART LETRAR
POEZI
PROZË (Ese dhe tregim i shkurtër)
Të drejtë konkurrimi kanë të rinjtë dhe nxënësit e Shkollave Fillore e të Mesme të komunës së Rahovecit.
Nxënësit që konkurojnë duhet ta shkruajnë nivelin në të cilin i vijojnë mësimet.
Preferohet që krijimet artistike të kenë përmbajtje sipas natyrës së manifestimit “Flaka e Janarit”.
Punimet dorëzohen në pliko të mbyllur në tri kopje dhe të koduara (me shifër).
Punimet duhet të dërgohen në objektin e komunës në sportelin numër 7 nga ora 08.00 – 15.00.
Afati i konkurimit është nga data 10.01.2025 – 24.01.2025.
Fituesit do të shpërblehen me mjete monetare në vlerë
Çmimi i parë – 200 euro
Çmimi i dytë – 100 euro
Çmimi i tretë – 70 euro
Juria përkatëse do ti shpallë fituesit në ditën e mbajtjes së manifestimit qendror.