Organizohet piknik për bashkatdhetarë në fshatin turistik Shtrazë të Kaçanikut

Me moton “ti je pjesë e atdheut” Komuna e Kaçanikut në bashkëpunim me Qendrën Kulturore ” Kaçaniku” ka organizuar piknik në fshatin turistik Shtrazë. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, i përshëndeti të gjithë të pranishmit në këtë aktivitet, ndërsa shtoi se diaspora ka pasur gjithmonë rol të veçantë në mbijetesën e vendit tonë, si para lufte dhe gjatë luftës, ashtu edhe në periudhën e shtetndërtimit të Kosovës. Kryetari Ilazi më tutje shtoi se të gjitha aktivitetet e komunës së Kaçanikut sado simbolike qofshin, do të ndihmojnë për të ndarë përvojat e për të bashkëbiseduar, ndërsa uroi që nga ky piknik bashkatdhetarët do të marrin kujtime të bukura nga vendlindja e tyre. Takimin e përshëndeti edhe Kryetarja e Qendrës Kulturore Remzie Dardhishta, e cila uroi që mërgimtarët të kalojnë qaste të këndshme nën shoqërimin e këngëve dhe valleve nga artistët e kësaj qendre. Në emër të bashkatdhetarëve takimin e përshëndeti Zarie Bajrami bashkëshortja e Komandantit heroit Agim Bajrami, e cila falënderoi organizatorët për këtë aktivitet, kurse kërkoi nga mërgimtarët që sa më shumë të jenë pjesë e këtyre aktiviteteve kulturore. Artistët dhe orkestra e Qendrës Kulturore shfaqën një program të pasur artistik me këngë, valle e recitime.

Kontrolloni gjithashtu

Fushata “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës në Baza Gjinore”

Komuna e Deçanit me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, organizon …