Organizohet takim konsultues me përfaqësuesit e subjekteve politike në Kaçanik lidhur me formimin e komiteteve obligative në kuvend

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Kaçanikut Kemajl Murseli, ka thirrur në takim konsultues, përfaqësuesit e partive politike në Kuvendin komunal, me qëllim formimin e komiteteve obligative – Komitetin për Politikë dhe Financa si dhe Komitetin për Komunitete. Në takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi si dhe nënkryetari Ylber Bajra. Kryetari Ilazi u dëshiroi punë të mbarë të gjitha subjekteve politike të përfaqësuara në kuvend për gjatë mandatit katër vjetarë, duke uruar mbarësi në punimet e kuvendit. Në takim u diskutua forma e përfaqësimit partiak në komitetet e kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …