Osmani, Kurti, Konjufca, për EULEX-in: Armiku i armikut tim është miku im!

Në dy tri vitet e fundit, Vetëvendosja ka pushuar “luftën, dikur të zjarrtë” kundër EULEX-it, e cila tashmë po përcillet me një partneritet miqësor, sidomos kur ka filluar punën Gjykata Speciale dhe Policia e EULEX-it ka arrestuar me virulencë e dhunë të papërmbajtur, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, dy ndër ish drejtuesit e UÇK-së, të cilët Kurti, Glauku e Vjosa i urrejnë më shumë se Vuçiqin e Millosheviqin. Andaj tani “armiqësia: me EULEX-in është zëvendësuar në dashuri të papërmbajtur sepse nuk thuhet kot se armiku i armikut tim është miku im dhe urrejtja e papërmbajtur nganjëherë mund të rezultojë edhe në dashuri të zjarrtë…    

 

Avokati i ish kryetarit të bordit të gjykatësve të EULEX-it Malkolm Simmon  në Kosovë, Artan Qerkini, ka konfirmuar për RTK-në se  deri më tash ende nuk kanë marrë njoftim nga institucionet për pranimin apo jo të raportit 25 faqe,  të cilën ua kishte drejtuar z. Simmons më 4 qershor. Ish-gjyqtari britanik ka insistuar dhe po insiston se deklaratat e tij  duhet  doemos të dëgjohen dhe të shqyrtohen nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Malkolm Simmons shpreh dilema për Gjykatën Speciale, duke shkruar se ishte mbështetur nga ndërkombëtarët për tu afruar me Serbinë. Ai pretendon se edhe prokurori i parë David Shwindeman ishte përjashtuar, pasi nuk arrinte të gjente prova për krerët e UCK-së.

Por, pavarësisht  këtyre të dhënave  kanë kaluar më shumë se dy javë nga letra e Simmonsit drejtuar krerëve më të lartë të vendit dhe ai nuk ka marrë ende asnjë përgjigje.

Përgjigje nuk ka kthyer Qeveria as në pyetjet e RTK-së për të kuptuar qëndrimin e kryeministrit ndaj kësaj teme.

Avokati i Simmonsit në Kosovë, Artan Qerkini,  ka deklaruar se ai doemos duhet të dëgjohet, pasi  është shumë i bindur në të gjitha ato prova që i ka, pasi pikërisht  po kërkon që një Komision i pavarur paralamentar t’i hetojë pretendimet e tij dhe të vendos në lidhje me validitetin e provave që disponon. Bëhet fjalë për një gjyqtar që e di se çfarë është prova, e dinë cka është relevanca e provës dhe e di cka është dëshmia e rrejshme. Dhe nuk ka arsye pse të mos dëgjohet, për një mision që ka gjykuar në emër të popullit të Kosovës”, ka thënë Qerkini për RTK-në.

Heshtja e deritanishme krerëve të vendit: Vjosë, Albin,  Glauk, është tregues i mjaftueshëm se këta pushtetarë nuk janë të interesuar të prishin marrëdhëniet me EULEX-in, mandatin e të cilit e kanë vazhduar edhe për dy vjet, por edhe për faktin se në dy vitet e fundit Vetëvendosja ka pushuar luftën me EULEX-in, e cila tashmë po përcillet me një partneritet miqësor, sidomos kur ka filluar punën Gjykata Speciale dhe Policia e EULEX-it ka arrestuar sidomos Hashim Thaçin e Kadri Veselin, dy ndër ish drejtuesit e UÇK-së dhe të PDK-së, të cilët Kurti, Glauku e Vjosa i urrejnë më shumë se Vuçiqin e Millosheviqin. Andaj tani armiqësia me EULEX-in është zëvendësuar ne dashuri të papërmbajtur sepse nuk thuhet  kot se armiku i armikut tim është miku im.

Injorimi që në vazhdimësi iu ka bërë raportit të ish-bordit të gjyqtarëve të EULEX-it nga tri qeveritë e fundit është tregues i mirëfilltë se pushtetarët, sado që hiqen atdhetarë, sidomos kur vizitojnë monumentet e lirisë dhe kur dërdëllisin në fjalimet plot patriotizëm, ata përputhen në tërësi me politikat e  EULEX-it kundër UÇK-së.

Mospërfillja e kërkesës së z. Malcolm Simmons, i lë hije jo aq të mirë edhe opozitës, e cila duket sikur nuk ka një qëndrim të prerë në këtë drejtim, dhe në vend se ajo të protestonte, ta mbështeste këtë përfaqësues të drejtësisë, ajo është mbërthyer  në heshtje të pajustifikueshme.

Është për lëvdatë që kjo çështje është nxitur edhe nga RTK-ja dhe opinioni njoftohet më mirë e më shumë.

Ne në Radion Kosova e lirë këtë çështje e kemi ngritur qyshkur ka filluar para pesë vitesh dhe deri tani kemi publikuar  më shumë se 30 analiza, komente e vështrime, në mbështetje të  gjetjeve të argumentuara të  gjyqtarit anglez, i cili këmbëngul ta zbulojë një të vërtetë për hir të drejtësisë.

Gjyqtari anglez. Simmons  ka shprehur gatishmëri të bëhet Drajfus i çështjes së drejtë shqiptare, por politikanët e Kosovës, nuk ia kanë ngenë drejtësisë, ata kanë të tjera angazhime, një luftë ndryshe kundër krerëve të UÇK-së, të vetëdijshëm se veteranët po bëjnë gjumin e tyre të rehatshëm dhe janë pajtuar me lëmoshën 170 euro që marrin nga Qeveria, madje shpresojnë se Kurti do t’ ua rrisë atë edhe për ndonjë euro më shumë.

Ata, nuk janë në gjendje ta mbrojnë fitoren e UÇK-së, sepse në radhët e veta kanë shumë veteranë “të dushkut politik”, të cilët ndezën shpejt,  por shuhen edhe më shpejtë, ashtu sikur dushku.

Ahmet Qeriqi

Krojmir

20 qershor 2021

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …