covid

Kina ju ka dhënë qytetarëve të saj një miliard doza të vaksinës kundër virusit korona

Deri më tani, Kina ju ka dhënë qytetarëve të saj një miliard doza të vaksinës kundër virusit korona. 600 milion qytetarëve ju ka dhenë dozën e parë të vaksinës ndërsa 400 milion prej tyre edhe dozën e dytë, duke u bërë kështu shteti me rekord vaksinimesh ndaj koronavirusit. Ndërkohë, autoritetet kineze janë duke vazhduar me realizimin e programin kombëtar  që 40 për qind e 1 miliard e 400 milion banorëve të vaksinohen plotësisht para korrikut, dhe 70 për qind, brenda vitit. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se programi kombëtar i vaksinimit po realizohet me ritme të shpejta, me 10-20 milionë vaksinime të kryera brenda ditës. Kina e nisi fushatën e imunizimit dhjetorin e kaluar dhe gjatë kësaj kohe ka përdorur dy vaksina kryesore: prodhimet e kompanisë farmaceutike “Sinopharm” që është pjesërisht shtetërore, dhe të firmës “Sinovac”. Të dyja vaksinat janë licensuar edhe nga OBSH-ja, por në testet e deritanishme efikasiteti i tyre ka qenë nën mesataren e alternativave, si “Pfizer/BioNTech” apo “AstraZeneca”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …