Osmani: Kushdo që e dinë ‘abc’ e negociatave nuk i bënë publike mospajtimet gjatë zhvillimet të tyre

Duke komentuar deklaratat e nënkryetarit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Konjufca nuk do të duhej t’i bënte ato deklarata nëpër medie. Ajo ka shtuar tutje se kushdo që i dinë ‘abc’ e negociatave, e din që nuk i qet mos pajtimet jashtë në publik. Nëse je i interesuar për marrëveshje, duhet fokusuar në ato që na bashkojnë. Bërja publike e dallimeve nga negociatat është kundër parimeve themelore. Pavarësisht kush flet, nëse përpiqemi të arrijmë marrëveshje dhe natën tregojmë dallimet, kjo është kundër parimeve themelore të negociatave, kështu kontribuohet në prishje. Nëse dalim e shajmë njëri-tjetrin, të ulemi dhe atë energji ta shndërrojmë në kreativitet. Ka pasur intervista të caktuara të VV-së, ku janë fokusuar në dallime – e kjo nuk ndodh askund në botë, pasi jemi ende në negociata, ka thënë në mes tjerash nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …