OVL e UÇK-së, nëpërmjet një komunikate, inkurajon organet e drejtësisë për vënien para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, që kanë kryer vepra penale dhe kanë manipuluar me listat e veteranëve, por shprehet është kundër fushatës së mediave dhe individëve të caktuar, që përmes rasteve individuale të njollosin të gjithë veteranët e luftës së UÇK-së. Përgjegjësia penale është individuale dhe të gjithë ata që kanë kryer vepra, duhet të përgjigjen para ligjit, pavarësisht se çfarë kategorie të qytetarëve i takojnë, thuhet në komunikatë. Kjo organizatë ka shprehur gatishmërinë që të bashkëpunojë me Prokurorinë e shtetit, për të hetuar dhe zbardhur të gjitha rastet e manipulimit me listat e veteranëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
