Thaçi e pranon nga Haradinaj

Thaçi e pranon nga Haradinaj platformën shtetërore të Kosovës për finalizimin e dialogut me Serbinë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi e ka pranuar sot nga kryeminstri i vendit platformën shtetërore të Kosovës për finalizimin e dialogut me Serbinë. Ai ka thënë finalizimi i dialogut është një mundësi e mirë për Kosovën që të afrohet me BE-në dhe duhet të përmbyllet me një marrëveshje ndërkombëtare të obligueshme, e cila i mundëson Kosovës anëtarësimin në OKB.

“Sot e pranova nga kryeministri Haradinaj platformën shtetërore të Republikës së Kosovës për finalizimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Finalizimi i dialogut është një mundësi e mirë për Kosovën që të afrohet me Bashkimin Evropian dhe të forcojë edhe më shumë subjektivitetin ndërkombëtar. Kjo fazë e dialogut duhet të përmbyllet me një marrëveshje ligjore ndërkombëtarisht të obligueshme, e cila i mundëson Kosovës anëtarësimin në OKB, por edhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial, si dhe duke ecur përpara pa u penguar si shtete fqinje drejt integrimeve euroatlantike. Ekipi ynë në këtë fazë përfundimtare të dialogut do të jetë gjithëpërfshirës dhe do të ketë bashkëpunim e koordinim të plotë të të gjitha institucioneve të vendit. Ne jemi të përkushtuar që të kontribuojmë në stabilitetin rajonal dhe në krijimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet fqinje”, ka shkruar Thaçi në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kërkon zgjedhje të rregullta në Kosovë dhe kritikon qeverisjen e Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur lidhur  me situatën politike në Kosovë, ka …