OVL-UÇK bën homazhe në Prekaz: “Festat e nëntorit mbeten të mangëta pa krerët e UÇK-së”

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në nderim të festave të nëntorit dhe të gjithë të rënëve për lirinë e vendit.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, gjatë nderimeve tha se festat e këtij muaji nuk janë të plota pa ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin – të cilët po mbahen në Hagë.

Ai shprehu bindjen se drejtësia do të vihet në vend dhe se vitin e ardhshëm festat do t’i presin bashkë me ta në Kosovë.

“Ju urojmë katër festat e nëntorit: ngritjen e flamurit në Krujë nga Skënderbeu më 1444, shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912, ditëlindjen e komandantit legjendar më 1955 dhe daljen publike të UÇK-së në vitin 1997. Këto festa janë të mangëta sepse krerët tanë po mbahen padrejtësisht në Hagë. Shpresojmë dhe besojmë se vitin tjetër do t’i festojmë së bashku”, deklaroi Gucati nga Prekazi.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Rutte s’pranon përfshirjen e NATO-s në konfliktin në Lindjen e Mesme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, gjatë një vizite në Shkup deklaroi se aleanca …