OVL-UÇK: Gjykimi i “Rastit të Kumanovës” është politik dhe vazhdimësi e një procesi të montuar nga politika

OVL-UÇK: Gjykimi i “Rastit të Kumanovës” është politik dhe vazhdimësi e një procesi të montuar nga politika

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, është shprehur kundër dënimit të shqiptarëve në “Rastin e Kumanovës” në Maqedoni. “Ne si OVL të UÇK-së në Prishtinë ngrisim zërin kundër padrejtësive dhe proceseve të montuara e dënimeve politike që po u bëhen pjesëtarëve të luftërave çlirimtare të quajtur si “Rasti Kumanova. Ne vlerësojmë se ky gjykim është politik dhe vazhdimësi e një procesi të montuar politik që ndodhi pikërisht në kohën e regjimit të sotshëm në Maqedoni dhe si i tillë është gjykim i po të njëjtës mendësi të atij regjimi dhe të atyre aktorëve politik të pushtetit të deridjeshëm”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Pagat në Kosovë gati pesë herë më të ulëta se në BE, ndërsa inflacioni mbi dyfish më i lartë

Hendeku ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian vërehet si në nivelin e pagave, …