OVL-UÇK

OVL-UÇK proteston me 12 qershor pas trajtimit jo njerëzor ndaj veteranëve dhe akuzave për UÇK-në nga Qeveria Kurti

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e mbajtur sot diskutoi lidhur me  situatën aktuale në Kosovë, ndërkohë që mori disa  qëndrime me të cilat i drejtohet opinionit publik, ku konstatohet me të drejtë se  Institucionet e Kosovës nuk po i përfillin vlerat kombëtare. Vërehet një tendencë e akuzave ndaj krerëve të UÇK-së, nga Kryeministri Kurti, Ministrja e Jashtme Gërvalla-Schwarz, e tani Ministri i Brendshëm, Xhelal Sfeçla, Rasti i arrestimit dhe dhunës së ushtruar kundër, Faik Fazliut, nuk duhet të trajtohet  dhe të dënohet vetëm nga OVL e  UÇK-së, por edhe nga partitë, ndërsa çështje t’i mbetet organeve të drejtësisë për shqyrtim dhe veteranët do ta respektojnë çdo vendim të tyre. Lidhur me këto qëndrime  më 12 Qershor 2021 do të zhvillojmë një  aktivitet protestues. OVL e UÇK-së bën të ditur  se  për kohën dhe vendin ku do të mbahet, protesta veteranët dhe qytetarët liridashës do të njoftohen me kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …