Strukturat paralele

Pa shuarjen e plotë të strukturave paralele serbe në veri të Kosovës, nuk do të ketë AKS

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës deklarojnë se pa shuarjen e plotë të strukturave paralele serbe në veri të Kosovës, nuk do të fillojë hartimi i Statutit për themelimin e Asociacionit, edhe pse Lista Serbe pret themelimin e menjëhershëm të Asociacionit, pas arritjes së Marrëveshjes për Telekomunikacionin. Mirëpo, krerët e institucioneve vendore thonë se nuk është vetëm Marrëveshja për Telekomunikacionin ajo që do të mundësojë zbatimin e Marrëveshjes për themelimin e AKS-së, por edhe shuarja e plotë e strukturave paralele të Serbisë që vazhdojnë të operojnë ilegalisht në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani kërkon shkarkimin e Rizvanollit: Zyrtarët shkuan në Serbi pas Banjskës

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Burim Ramadani, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, …