Behxhet Pacolli

Pacolli: Autoritetet në Prishtinë po punojnë në Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe

Autoritetet në Prishtinë po punojnë në Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe, i ka thënë  gazetës së Beogradit “Blic” ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli. Ai  po ashtu ka thënë se nuk mund të parasheh nëse Marrëveshja do të kryhet brenda tri javësh, që është afati i dhënë nga Lista Serbe dhe Qeveria e Serbisë. Qysh para se të ndodhte rasti fatkeq me Gjuriqin, Qeveria jonë ka nisur aktivitetet rreth të gjitha marrëveshjeve të Brukselit, ndër të cilat edhe për Asociacionin. Faktori politik serb” do të duhej të bashkëpunonte me Qeverinë e Kosovës. Pacolli pëo ashtu është shprehur, sipas raportimit të medave të Beogradit, se Qeveria e Kosovës është e gatshme që me hapa të shpejtë të punojë për ndryshimin e të gjitha marrëveshjeve, pra edhe për Asociacionin.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …