Behxhet Pacolli: Sovrani e tha fjalën e tij dhe ai ka gjithmonë të drejtë, e përgëzoj Albin Kurtin për integritetin e tij politik

Pacolli: Kosova nuk ka kohë me eksperimentuar në zgjedhje të reja dhe as në shkatërrimin e marrëdhënieve me miqtë tanë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka thënë se Kosova nuk ka kohë për të eksperimentuar në zgjedhje të reja. Ai ka thënë se krerët e institucioneve t’i lënë mënjanë egot e tyre, dhe të kryejnë detyrat kombëtare dhe ndaj miqve. “Kosova nuk ka kohë me eksperimentuar në zgjedhje të reja dhe as në shkatërrimin e marrëdhënieve me miqtë tanë perëndimorë me ShBA në krye. Kjo është çka duan armiqtë tanë historikë. Në kushtet e sotme, me detyrimet që gjinden para klasës sonë politike, bëj thirrje për unitet! Krerët e institucioneve t’i lënë mënjanë egot e tyre, dhe të kryejnë detyrat kombëtare dhe ndaj miqve! Po lexoj një libër për sherret e feudalëve tanë kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Ju lutem mos t’i ngjajmë atyre 100 vjet më pas!”, ka shkuar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …