Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga AKR, Selim Pacolli, i bëri një vizitë strehimores në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës, e cila shërben në rast rreziku që mund t’i kanoset qytetit. Strehimoret e tilla, sipas Pacollit, duhet të shndërrohen në hapësira të artit urban, e jo të mbesin vetëm si objekte strehimi. Në planin e tij Pacolli parasheh që këto strehimore të bëhen më atraktive, më të bukura ku qytetarët do të mundë t’i vizitonin hapësirat e saj, e cila praktikë aplikohet edhe në shumë vende të civilizuara të botës. Në këtë mënyrë, sipas Pacollit, strehimoret në kryeqytet do të bëheshin qendër e artit urban
Kontrolloni gjithashtu
Haradinaj: Bali Muharremaj, kryetar i Therandës, njeri kompetent, njeri punëtor, besnik e i fjalës dhe shumë i përgjegjshëm
Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në qeverisjen e …