Behxhet Pacolli thotë se është për të ardhur keq që si shtet kemi arritur në këtë gjendje ku polarizimi është në shkallë shqetësuese

Pacolli – Vuçiqit: Kosova ofron mbrojtje të madhe për objektet fetare, çka Kisha Ortodokse Serbe nuk e ka as në Serbi

Shefi i diplomacisë së Kosovës në detyrë, Behxhet Pacolli ka kritikuar ashpër deklarimin e kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe politikanëve të tjerë serbë mbi kishat dhe manastiret ortodokse serbe në vendin tonë, duke thënë se Kosova ofron mbrojtjen më të madhe për objektet fetare, diçka që Kisha Ortodokse Serbe nuk e ka as në Serbi. Vuçiq, ka thënë se shpreson që Kosova nuk do të ndjekë shembullin e Malit të Zi në lidhje me Ligjin për lirinë fetare, kur është pyetur nëse mund të pritet skenar i njëjtë edhe në Kosovë. Por Pacolli ka kërkuar nga Beogradi zyrtar që të ndalë nxitjen e tensioneve në Kosovë, dhe vendet e tjera të rajonit, pasi deklarime të tilla të Vuçiqit tregojnë qartë se Beogradi dëshiron të nxisë tensione në Kosovë para Krishtlindjes Ortodokse për të manipuluar serbët e Kosovës. Ndryshe, Vuçiq ka theksuar se shqiptarët ‘do të tentojnë të thonë se ato i përkasin trashëgimisë kulturore shqiptare’, për çka, siç tha ai, ‘kanë fituar edhe mbështetjen e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare’.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …