Daily Archives: 03/07/2025

PDK dorëzon rast të ri në Kushtetuese: Krasniqi kërkon trajtim urgjent pas tri shkeljeve të reja të Kushtetutës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se kjo parti do të dorëzojë sot një lëndë të re në Gjykatën Kushtetuese, pas siç tha ai, tre shkeljeve të reja radhazi të Kushtetutës që kanë ndodhur gjatë procesit të konstituimit të Kuvendit. Krasniqi theksoi se këto shkelje janë …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Kurti po i shpenzon qëllimisht 30 ditët pa zgjedhur kryetarin e Kuvendit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas dështimit të 41-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e akuzuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për vazhdim të një skenari të qëllimshëm bllokues. Në një deklaratë për media, Haradinaj tha se është bërë e …

Më shumë...

Hykmete Bajrami: Kuvendi është bllokuar nga ata që punojnë për “mafinë energjetike”, do t’i drejtohemi sërish Kushtetueses

Pavarësisht dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë qëndruar në sallë, duke shprehur shqetësim për krizën institucionale që po vazhdon. Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka mbajtur një fjalim para deputetëve të pranishëm, ku ka paralajmëruar …

Më shumë...

Sot u certifikuan mësimdhënës dhe udhëheqës të shkollave të mesme të ulëta të komunës së Malishevës

Në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e cilësisë në sistemin arsimor, mësimdhënësit dhe udhëheqësit e shkollave të mesme të ulëta të komunës së Malishevës, sot u certifikuan nga trajnimi i përfunduar në projektin KosED. Në kuadër të projektit:’INSTITUCIONALIZIMI I PRAKTIKËS REFLEKTUESE DHE VENDIMMARRJES SË BAZUAR NË DËSHMI: MODELI I SIGURIMIT …

Më shumë...

Pensionohet mësimdhënësi Milazim Zuka, nderohet me mirënjohje nga kryetari Haliti

Pas një karriere të gjatë në arsim, mësimdhënësi Milazim Zuka është pensionuar, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në edukimin e brezave të rinj. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, e ka nderuar atë me mirënjohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e …

Më shumë...

Përmbyllet turniri “2 Korriku” në Beguncë me një manifestim kulturor e sportiv në nder të 35-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese

Mbrëmë në Beguncë u përmbyll Turniri tradicional “2 Korriku”, i cili tashmë është bërë pjesë e pandashme e aktiviteteve kulturore e sportive për nder të kësaj date historike për Kosovën. Në kuadër të këtij organizimi, krahas ndeshjeve sportive, u mbajt edhe një manifestim kulturor e sportiv, ku morën pjesë qytetarë …

Më shumë...

Dështimi i 41-të për konstituimin e Kuvendit: VV refuzon zbatimin e aktgjykimit, opozita kërkon kthim te skenari i 8 prillit

Edhe sot ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke shënuar kështu herën e 41-të që ky proces mbetet i bllokuar. Shkak për këtë ngecje ka qenë sërish refuzimi i Lëvizjes Vetëvendosje për të zbatuar Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton mënyrën e votimit për zgjedhjen e …

Më shumë...

Përplasje në seancën e Kuvendit: Deputetja Salihu akuzon për shkelje të Kushtetutës, Dehari ia ndal mikrofonin

Seanca e Kuvendit është shoqëruar sot me tensione, pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbnore Salihu, akuzoi kryesuesin Avni Dehari për shkelje të Kushtetutës, duke kërkuar që të respektohet rendi i ditës. “Edhe në këtë seancë po ju bëjmë thirrje, mos e shkelni Kushtetutën, kthehuni te rendi i ditës”, …

Më shumë...

Reagon OVL e UÇK-së: Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, dëshmi e frikës nga drejtësia dhe një sulm i papërgjegjshëm ndaj vlerave të luftës

Deklarata e Albin Kurtit për Thaçin e Veselin, dëshmi e frikës nga drejtësia dhe një sulm i papërgjegjshëm ndaj vlerave të luftës. Ne, OVL, SHIL dhe SHFD të UÇK-së, dënojmë me ashpërsi deklaratën e fundit të ish Kryeministrit Albin Kurti, i cili pretendon se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe …

Më shumë...

Enrico Barduani, pret homologun italian në Prishtinë, gjenerallejtënant Giovanni Maria Iannucci

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur të mërkurën në selinë e KFOR-it në Camp Film City të Prishtinës, komandantin e Komandës Italiane për Operacione të Përbashkëta, gjenerallejtënant Giovanni Maria Iannucci. Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit, gjeneral Barduani paraqiti një pasqyrë të …

Më shumë...

Arber Tepelena: Zhduket nga Ministria e Kulturës dosja e UNESCO-s për “iso-polifoninë” e sirenave

Arber Tepelena: Zhduket nga Ministria e Kulturës dosja e UNESCO-s për “iso-polifoninë” e sirenave

Në seancën e parë gjyqësore më datën 30 qershor 2025 në Gjykatën Administrative, përfaqësuesja e Ministrisë së Kulturës deklaroi publikisht, se “Dosja e UNESCO-s për “iso-polifoninë” ka humbur për shkak të lëvizjeve të shpeshta të Ministrisë”! Ka humbur apo është zhdukur, nuk ka rëndësi motivi, rëndësi ka se në një institucion të rëndësishëm shtetëror, mungon …

Më shumë...

Muhamet Sefer Haxhaj (16.8.1960 – 3.7.1998)

Muhamet Sefer Haxhaj (16.8.1960 - 3.7.1998)

Lufta heroike, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, i ka vënë vulën një epoke të veçantë të historisë së Kosovës, duke kushtëzuar edhe ndërrimin e emrave të shumë qyteteve, fshatrave e vendeve të ndryshme të saj, në të cilat janë zhvilluar beteja të ashpra kundër pushtuesit. Njëri prej vendbanimeve, …

Më shumë...

Kadri Sadri Kokollari (19.8.1965 – 3.7.1998)

Kadri Sadri Kokollari (19.8.1965 - 3.7.1998)

Korriku i vitit 1998 karakterizohet me luftimet e përgjakshme pothuajse në të gjitha frontet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por veçanërisht në operacionet defansive të Anadrinit, të Malësisë së Vërrinit, të Bardhit të Madh, të Grykës së Llapushnikut, të Radishevës, e të Rrafshit të Dukagjinit; me Qarrabreg e Junik, drejtim …

Më shumë...

Hoxhë Hasan Tahsini, (1811 – 1881) rilindës, atdhetar, filozof dhe matematikan, shqiptar

Hoxhë Hasan Tahsini, (1811 – 1881) rilindës, atdhetar, filozof dhe matematikan, shqiptar

Hoxhë Hasan Tahsini u lind me 7 prill të vitit  1811 në Ninat afer Sarandës, në Shqipëri dhe vdiq më 3 korrik të vitit 1881. Ishte rilindas, filozof, matematikan, shqiptar. Dijetar i shkallës botërore e dhetar pararojë i Rilindjes Kombëtare, përveç gjuhës amtare, zotëronte edhe disa gjuhë të huaja. Ishte …

Më shumë...

Komandanti Jashari pret gjeneralin italian Iannucci, diskutohet zgjerimi i bashkëpunimit bilateral mes FSK-së dhe Italisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në një takim zyrtar Komandantin e Komandës Italiane për Operacione të Përbashkëta, gjeneral Giovanni Maria Iannucci. Gjatë takimit, Jashari i uroi mirëseardhje gjeneralit italian dhe e njoftoi për zhvillimet më të fundit dhe të arriturat e FSK-së, …

Më shumë...

Kurti përjashton koalicionin me PDK-në: “Konsultohen me Thaçin e Veselin në Hagë, s’kanë një udhëheqës të vetëm”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar këtë subjekt si të paqëndrueshëm dhe pa një udhëheqje të qartë. Në një intervistë në Tëvë 1, Kurti tha se PDK-ja është e fragmentuar dhe se “ka katër apo …

Më shumë...