Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është takuar sot me përfaqësues të Institutit Demokratik të Kosovës, dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile, për të diskutuar krizën e zgjatur institucionale në vend. Limaj deklaroi se gjatë takimit u theksua se bllokimi i institucioneve është i papranueshëm dhe se dështimi për …
Më shumë...Daily Archives: 03/06/2025
Arben Mustafa kundër Muratit: Reagim manipulativ dhe hipokrit për pagat në sektorin privat
Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka reaguar ashpër ndaj një postimi të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili kishte përmendur rritjen e pagave në sektorin privat gjatë vitit 2024, duke e cilësuar këtë si një sukses ekonomik. Mustafa e ka quajtur këtë deklaratë “manipulative …
Më shumë...Visar Ymeri: Bllokada politike pasqyron mungesën e përgjegjësisë dhe raportet e ftohura me ndërkombëtarët
Ish-deputeti Visar Ymeri ka komentuar situatën politike pas zgjedhjeve në Kosovë, duke e cilësuar bllokadën e formimit të institucioneve si pasojë të sjelljes së Qeverisë Kurti ndaj partnerëve ndërkombëtarë dhe mungesës së reflektimit politik. Ymeri u shpreh se tërheqja e faktorit ndërkombëtar nga përpjekjet për zgjidhjen e krizës është një …
Më shumë...Etna shpërthen fuqishëm në Sicili – hiri arrin mbi 6,000 metra lartësi
Vullkani Etna ka shpërthyer sërish fuqishëm në ishullin italian të Sicilisë, duke lëshuar sasi të mëdha hiri vullkanik në atmosferë dhe duke shkaktuar panik tek banorët lokalë. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë qytetarë që largohen me shpejtësi nga zona pas shpërthimit të natës. Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës …
Më shumë...Fatmir Grejqevci: Liria e mediave dhe Radio Kosova e Lirë
Janë disa data që të sjellin në mendje ngjarje interesante dhe shumë mbresëlënëse! 3 Maji, Dita e Lirisë së Mediave është një datë e tillë! E kjo datë, nuk ka se si të mos na kujtojë 4 janarin e vitit 1999 – datën kur në eterin e Kosovës, filloi të …
Më shumë...Smajl Latifi: Përkujtuam dëshmorin Bajram Sallahaj në 26-vjetorin e rënies
Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi të shtunën në Kaznik, në 26-vjetorin e rënies dëshmor të bashkëluftëtarit Bajram Sallahaj bashkë me djalin e tij, Brahimin dhe me shokë, nderuan kujtimin dhe kontributin e tij për lirinë e vendit. Postimi i kryetarit Latifi: Sot, në 26-vjetorin e rënies dëshmor …
Më shumë...Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së shtypit, në Viti përkujtohet gazetari i rënë, Kerem Lawton
Me rastin e 3 majit-Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit një delegacion i komunës së Vitisë, të përfaqësuar nga Basri Aliu dhe kryesuesi i kuvendit Komunal, Bekim Azizi dhe përfaqësues të Klubit të Gazetarëve “Kerem Lawton”nga Vitia, policisë, gazetarëve kanë bërë sot homazhe në kompleksin e gazetarit britanik Kerem Lawton …
Më shumë...Komuna e Prishtinës njofton se të hënën Rruga Agim Ramadani do të jetë e hapur për qarkullim
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se punimet në rrugën “Agim Ramadani” do të përfundojnë deri të hënën. Në faqen zyrtare në Facebook, Komuna ka publikuar pamje të punimeve, teksa ka njoftuar se sot ( e shtunë) po kryhet asfaltimi, derisa të dielën do të bëhet vijëzimi i rrugës. “Sot po kryhet …
Më shumë...Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara
Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara. Faleminderit kryetarit Ramush Haradinaj , kolegëve, aktivistëve e gjithë miqve që për 25 vite kanë qëndruar me AAK-në me besim, me punë …
Më shumë...Kosova nuk figuron në agjendën e takimit të Këshillit të Evropës në maj 2025
Në agjendën e publikuar për takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili do të mbahet në Luksemburg më 13 dhe 14 maj 2025, aplikimi i Kosovës për anëtarësim nuk është përfshirë. Megjithatë, sipas raportimeve të televizioneve, Kosova mund të diskutohet në kuadër të pikës “të tjera” …
Më shumë...Ramush Haradinaj nderon heroin Besim Ndrecaj: Shembull unik i luftëtarit që nuk u tremb kurrë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me kryetarin e Komunës së Therandës, Bali Muharremaj, kolegë të partisë, miq dhe familjarë, kanë nderuar sot veprën e Heroit të Kombit, Besim Ndrecaj. Në fjalën e tij, Haradinaj e quajti Ndrecajn një luftëtar të jashtëzakonshëm, që nuk u tremb …
Më shumë...Ambasada britanike e shqetësuar për rënien e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Shtypit
Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me rënien e Kosovës në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, ambasada vlerëson se kjo rënie është shqetësuese, sidomos pas performancës pozitive të Kosovës …
Më shumë...Nisma kritikon LVV-në pas dështimit të 10-të, të seancës konstituive
Pas dështimit të dhjetë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, partitë opozitare kanë kritikuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje. Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, tha se situata aktuale është një vazhdimësi e anormalitetit që po tentohet të bëhet standard. Ajo kritikoi mënyrën e vendosjes së pyetjes për votim, duke …
Më shumë...Time Kadrijaj: Mënyra e votimit për kryeparlamentarin, veprim joligjor dhe i motivuar politikisht
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të ndryshojë kandidatin e propozuar për kryetar të Kuvendit. Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar ashpër ndryshimin e mënyrës së votimit për kryeparlamentarin, duke e cilësuar si një …
Më shumë...Gjykata Kushtetuese – instrument politik kundër barazisë dhe Marrëveshjes së Ohrit
Bashkimi Demokratik për Integrim denoncon me shqetësim të thellë dhe indinjatë të hapur sjelljen gjithnjë e më të hapur politike të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, e cila jo vetëm që ka braktisur misionin e saj si institucion i pavarur, por është shndërruar në instrument të pushtetit për të …
Më shumë...Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që ai udhëheq nuk do ta mbështesë në asnjë rrethanë kandidaturën e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës. Deklarata e tij vjen pas përfundimit pa sukses të përpjekjes së dhjetë për …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
