Daily Archives: 04/12/2015

Bratislav Nikoliq dhe Agim Rexhepi kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës për 200 mijë euro

 Kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikoliq bashkë me zyrtarin e prokurimit të kësaj komune, Agim Rexhepi, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Nikoliq do  të ulet në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Themelore në Ferizaj, më 14 dhe më 28 dhjetor, nën dyshimin se në bashkëkryerje ka dëmtuar buxhetin e …

Më shumë...

Krimineli shqiptarvrasës, Lazareviq, pritet si hero në Qeverinë e Serbisë

Edhe pse ishte dënuar për krime lufte në Kosovë, për vrasjen dhe dëbimin masiv të shqiptarëve, gjenerali Vladimir Llazareviq, është liruar  nga burgu dhe në Serbi është pritur zyrtarisht sikur hero kombëtar e jo kriminel lufte. Lazareviq, i cili u lirua nga burgu është transferuar nga Haga për në Serbi …

Më shumë...

40-vjetori i Ansamblit ‘Bajram Curri’ në Krushë të Madhe

Shoqëria kulturore-artistike ‘Bajram Curri’ shënon 40-vjetorin e themelimit të Ansamblit. Manifestimi për këtë përvjetor mbahet me datën 12 dhjetor 2015 dhe fillon në orën 12:00, në restorantin ‘Fitimi’ në Krushë të Madhe.

Më shumë...

Në Francë do të mbyllen 150 xhami, të dyshuara për përhapje të ekstremizmit

Burimet e Al-Xhazirës bëjnë të ditur se grupet për të drejtat e njeriut në Francë, konstatojnë se mbyllja e xhamive në Paris e vende të tjera nuk do t’i ndalojë aktivitet terroriste, përkundrazi veprimi i tillë do të sjellë edhe më shumë ekstremizëm. Deri tani Franca ka mbyllur tri faltore …

Më shumë...

Erdogan: Rusia lidhje me ISIS-in, përmes biznesmenit sirian, Gjorgj Hasvani, njeri i Assadit

Konflikti mes Rusisë dhe Turqisë vazhdon të thellohet. Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se jo Turqia por është vetë Rusia ajo e cila mban lidhje me ISIS-in, përmes biznesmenit sirian, Gjorgj Hasvani, i afërt me Qeverinë e Assadit, të cilin e mbron Moska. Bisnismeni Hasvani ka pasaportë …

Më shumë...

Shqiptarët të nën-përfaqësuar në komunën e Graçanicës

Komunat e udhëhequra nga serbët, po pengojnë punësimin e shqiptarëve në administratat komunale. Ndonëse Qeveria e Kosovës ishte dorëlirë në krijimin e plot komunave të reja serbe, shqiptarët që kanë mbetur pjesë e këtyre komunave nuk kanë përfaqësim të barabartë. Komuna e Graçanicës, që shtrihet vetëm disa kilometra në jug …

Më shumë...

KSHZ: Pozita dhe opozita të merren vesh për zgjedhje

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës ka reaguar ndaj gjendjes politike në vend. Në komunikatën e lëshuar për medie thuhet se metodat e Qeverisë ndaj partive opozitare, nuk mundësojnë zhvillimin e demokracisë. Për Kuvendin e Shqiptarëve të Zvicrës është i pakuptimtë zhvillimi i bisedimeve të pafundme me një vend fqinj, që …

Më shumë...

Serwer: Kosova të zbatojë me besnikëri Pakon e Ahtisaarit

Analisti amerikan, Daniel Serwer ka thënë se opozita ka të drejtë për kundërshtimin dhe kërkesat e saj, por nuk ka të drejtë të bllokojë ecurinë e punës së institucioneve të Kosovës. Në një intervistë për gazetën ‘Zëri’, njohësi amerikan i Ballkanit është shprehur i neveritur me dhunën dhe përçarjen në …

Më shumë...

Maloku: Kryeministri të shkarkojë ministrin, Abrashi

Anëtari i Kryesisë së AKR-së, Naim Maloku, ka kritikuar deklaratat e ministrit, Arban Abrashi, i cili veprimet e Vetëvendosjes i ka krahasuar me ato të ISIS-it. Në një postim të afishuar në llogarinë e  tij në Facebook, Maloku i ka kërkuar kryeministrit, Isa Mustafa që t’i sqarojë disa gjëra. Duke …

Më shumë...

Mogherini: BE garanton zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, italianja Federica Mogherini, ka deklaruar se Brukseli garanton zbatimin e marrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë. Këto komente ajo i bëri gjatë qëndrimit zyrtar në Beograd. Mogherini, me këtë rast, u shpreh se bisedimet me Serbinë për kapitujt 32 …

Më shumë...

Mustafa: Jam i gatshëm për bisedime me opozitën

Kryeministri, Isa Mustafa është shprehur i gatshëm të bisedojë me opozitën, por pa kushte dhe ultimatume. Në një intervistë për të përditshmen ‘Epoka e Re’, kreu i Qeverisë ka theksuar se bisedimet mund të bëhen vetëm brenda mjediseve të Kuvendit të Kosovës. Ai ka përsëritur se marrëveshja për Asociacionin e …

Më shumë...

Të shtunën në Gjakovë manifestim kundër Zajednicës dhe demarkacionit

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë është mobilizuar për manifestimin e së shtunës kundër Zajednicës dhe demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Me këtë rast, ky subjekt ka kërkuar leje nga Policia për tubimin opozitar që të mbahet të shtunën në Gjakovë, duke filluar nga ora …

Më shumë...

Ministri serb gëzohet për lirimin e kriminelit të luftës, Vladimir Lazareviq

Lirimi i të dënuarit për krime lufte, Vladimir Lazareviq, po kremtohet gjithandej Serbisë. Ministrat e kabinetit qeveritar të Vuçiqit nuk po e fshehin gëzimin e tyre për lirimin e gjeneralit, Llazareviq, i cili është dënuar për krime lufte ndaj shqiptarëve, në cilësinë e komandantit të korpusit të Prishtinës e më …

Më shumë...

Rrecaj: Rasti ndaj Limajt, i montuar politikisht

Avokati mbrojtjës i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj e ka quajtur proces të montuar rastin ndaj klientit të tij. Ai ka akuzuar prokurorin e mëpërshëm, i cili sipas tij, qysh në fillim ishte marrë me një fushatë degraduese kundër Limajt. Avokati Rrecaj shtoi poashtu se ndaj klientit të tij gjithmonë nisin …

Më shumë...

Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e paraburgimit për Kurtin

Gjykata e Apelit ka njoftuar se ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej 30 ditësh për deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Në një komunikatë për medie, kjo Gjykatë ka sqaruar se kolegji i përbërë prej tre gjyqtarësh, ka refuzuar si të pabazuar ankesën e avokatës mbrojtëse të Albin Kurtit, …

Më shumë...

Mustafa i fton zyrtarisht krerët e opozitës për dialog

Kryeministri, Isa Mustafa gjatë një konference për medie, ka bërë të ditur se u ka dërguar një ftesë zyrtare kryetarëve të opozitës për të mbajtur një takim me 7 dhjetor në mjediset e Kuvendit të Kosovës. Në këtë takim, sipas kryeministrit, do të diskutohej për dy marrëveshjet e kontestuara nga …

Më shumë...