Matthew Palmer: Qëllimi përfundimtar i Amerikës mbetet që të arrijnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Palmer: Është tepruar me deklarimin se SHBA dhe BE janë duke bërë garë në dialogun Kosovë-Serbi

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se ata bashkë me Bashkimin Evropian janë duke punuar për së afërmi rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Ai ka theksuar se është i tepruar deklarimi se këto dy fuqi janë duke bërë garë në këtë proces. “Ne punojmë krah për krah. Tanimë ka një dinamikë më të madhe. Normalizimi i marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit do të jetë një ripërtëritje për rajonin dhe një hap i madh para”, ka deklaruar Palmer. Palmer është shprehur se elita politike në Kosovë duhet të bashkohet rreth procesit të dialogut. Ai ka thënë se SHBA i jep përkrahje të plotë të Dërguarit të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …