Matthew Palmer

Palmer: Serbia ta ndërpresë përpjekjen për delegjitimimin e shtetësisë së Kosovës, kurse Prishtina të heqë taksën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që Serbia dhe Kosova t’i normalizojnë marrëdhëniet e tyre dhe t’i hapin kështu udhën qëllimit të përbashkët, anëtarësimit në BE. Beogradi duhet të ndërpresë përpjekjet për delegjitimimin e shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës, kurse Prishtina të heqë taksën. Për SHBA-në pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe e padiskutueshme, thotë përfaqësuesi sepecial i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. SHBA-ja përmes mbështetjes së dialogut për arritjen e marrëveshjes dypalëshe, nuk ka qëllim të mbajë anë, përkundrazi, synon përkrahjen e të dyja palëve, thekson ai. Ai tha se gjatë qëndrimit në Prishtinë ka dhënë mesazh shumë të qartë se duhet hequr taksën ndaj mallrave serbe, pasi kjo është rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe vendosjen e dialogut. Marrëveshja mund të arrihet vetëm nëse të dyja palët përafrojnë qëndrimet mes tyre, ka theksuar Palmer, teksa ka shtuar se SHBA-ja nuk do të imponojë zgjidhjen për asnjërën pale.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Sakrifica për atdheun është e përjetshme, kurrë e kotë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës …