Matthew Palmer

Palmer: SHBA-të duan një normalizim të plotë të marrëdhënieve Kosovë – Serbi si dhe njohje të ndërsjellë

Zëvendës sekretari i Shtetit i SHBA për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer tha se SHBA duan të shohin një normalizim të plotë të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, i cili sipas tij do të nënkuptojë njohje të ndërsjellë. Sipas tij, është e nevojshme që Beogradi dhe Prishtina “të ulen në një tryezë, të arrijnë një marrëveshje dhe së bashku të tërheqin rrugën drejt së ardhmes  evropiane”. Palmer tha se arsyeja e negociatave është se si Serbia ashtu edhe Kosova po përpiqen drejt Evropës dhe se është e nevojshme të shihet se cilat kompromise janë të nevojshëm për të arritur progres. Ai gjithashtu tha se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë Richard Grenell dhe se kjo nuk është hera e parë që SHBA kanë caktuar dy të dërguar specialë për të njëjtën çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …